2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Inva Mula sjell një mbrëmje të paharrueshme muzikore më 5 gusht në Durrës

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

Ikona e muzikës operistike, Inva Mula, njofton dashamirësit e artit të mirëfilltë për një ngjarje të veçantë kulturore që do të zhvillohet më 5 gusht, në zemër të Shqipërisë. Artistja jonë e madhe do të prezantojë një program shumë të pasur muzikor, që dihet se do të sjellë emocione të forta dhe përjetime të rralla për publikun.

Në një njoftim për mediat, znj. Mula shprehet: “Ju presim në qytetin antik në Durrës për një udhëtim me meloditë më të bukura të Mesdheut. Me virtuozët Ekland dhe Redi Hasa. Korin e fëmijëve ‘Okarina’ dhe mjeshtren Elikona Hysaj Shala.”

Prandaj, rezervo atë mbrëmje për të parë dhe ndjerë diçka unike – një koncert që do të mbetet gjatë në kujtesë, me pjesëmarrjen e artistes sonë të madhe dhe të pazëvendësueshme, Inva Mula.

Një natë ku muzika bëhet histori dhe arti prek shpirtin, në ambientin magjik të qytetit antik të Durrësit.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit