5.8 C
Zurich
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Inter – Juventus, sfida përtej derbit

Duhet ti lexosh

“Derby d’Italia” nuk është kurrë thjesht një ndeshje futbolli. Përballja e sotme, në orën 20:45, në “San Siro”, premton histori, tension dhe peshë titulli. Interi dhe Juventusi përballen në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt si garën për titull, ashtu edhe luftën për Champions, por këtë herë vëmendja është edhe te pankinat.

Për herë të parë si trajnerë, Cristian Chivu dhe Luciano Spalletti përballen mes tyre, pasi dikur ndanë eksperiencën te Roma.

Zikaltërit vijnë nga 5 fitore radhazi dhe një sukses do të ishte hap i madh drejt titullit, si edhe fundi i tabusë në përballjet direkte të këtij sezoni. Chivu pritet t’iu besojë titullarëve, me Barella favorit për startin dhe Calhanoglu të rikuperuar. Në mbrojtje trioja Bisseck-Akanji-Bastoni, ndërsa në sulm çifti “Thu-La”.

- Reklama -

Te Juventusi, Spalletti ka dilemën Khéphren Thuram, i ndalur nga një edemë kockore. Në mungesë të tij është gati Koopmeiners. Bardhezinjtë synojnë të ruajnë serinë pozitive në kampionat. Atmosfera? “San Siro” me bileta të shitura totalisht (‘sold out’), në një Shën Valentin për zemra të forta.

Ja formacionet e mundshme:

Interi (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; L.Martinez, M.Thuram

- Advertisement -

Juventusi (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; Cambiaso, Locatelli, K.Thuram, Cabal; McKennie, Yildiz; David./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme