Cyrih, Zvicër – Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore me seli në Cyrih uron të gjithë qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Në këtë ditë të veçantë, institucioni thekson rëndësinë e kujtimit të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, si dhe nxit qytetarët të jenë unikë, të veprojnë në të mirë të vendit, të promovojnë meritokracinë dhe të ruajnë miqësinë me të gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën deri më sot.
Instituti u bën thirrje të gjithë qytetarëve të festojnë këtë përvjetor me krenari dhe përkushtim ndaj vlerave të lirisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
PhD. Dashnim HEBIBI, President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore




