3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së FIFA-s

Duhet ti lexosh

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar arritjet e futbollit kosovar, duke theksuar se pozicionimi i Kosovës në Top 100 të Ranglistës së FIFA-s është rezultat i punës së palodhshme dhe përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë ky sport në vend.

Përmes një video-konference, gjatë ndejës së fundvitit të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Infantino ka shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin e futbollit kosovar.

“Që kur iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara në futboll. Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për ekipet e meshkujve dhe femrave, të cilat aktualisht janë në Top 100 të renditjes, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë. Kjo sigurisht nuk është arritur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike nga presidenti Agim Ademi dhe të gjithë ju”, ka thënë ai, shkruan Uran Krasniqi/rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit