POSTIMET E FUNDIT

Infantino: 500 milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për gazetën spanjolle AS, deklaroi se Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në histori.

Sipas tij, për turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, janë regjistruar mbi 500 milionë kërkesa për bileta, ndërsa në dispozicion janë rreth 7 milionë. Infantino theksoi se 77 nga 104 ndeshjet kanë marrë më shumë se një milion kërkesa për bileta, duke e cilësuar interesin si të paprecedentë.

Ai shtoi se kjo do të jetë Kupa e parë e Botës me 48 ekipe, 104 ndeshje dhe 16 qytete organizatore, duke e përshkruar turneun si “më shumë se një garë sportive, por një ngjarje globale që do të ndalë botën”.

Duke folur për favoritët, Infantino përmendi edhe Spanjën, duke theksuar se ekipet më të renditura në botë pritet të jenë pretendente për trofeun.

Presidenti i FIFA-s vlerësoi gjithashtu suksesin e Kupës së Botës për Klube, duke e cilësuar edicionin e zhvilluar në SHBA si një sukses të madh sportiv dhe financiar.

Në intervistë ai kujtoi edhe pasionin e tij të hershëm për futbollin, duke përmendur Kupën e Botës 1982 të fituar nga Italia dhe legjenda si Diego Maradona, Pelé, Ronaldo Nazário, si dhe rivalitetin modern mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB