5.9 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

Ikona e Diasporës Shqiptare 2025

Duhet ti lexosh

Shkëlqesisë së Tij,
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konfederatën Helvetike

Ky çmim i dedikohet një personaliteti që me dinjitet, vizion dhe përkushtim ka përfaqësuar jo vetëm shtetin që përfaqëson zyrtarisht, por edhe vlerat më të larta të diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.

Përmes angazhimit të tij diplomatik, urtësisë institucionale dhe afërsisë së sinqertë me komunitetin shqiptar, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri ka ndërtuar ura bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe respekti ndërmjet institucioneve shtetërore dhe diasporës sonë aktive. Ai ka qenë një zë i arsyes, një figurë bashkuese dhe një përfaqësues i denjë i një diplomacie moderne, njerëzore dhe gjithëpërfshirëse.

Kontributi i tij i vazhdueshëm në forcimin e rolit të diasporës, në afirmimin e vlerave kulturore, shoqërore dhe kombëtare, si dhe në promovimin e imazhit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, e bën atë një shembull të qartë të shërbimit publik me integritet dhe përgjegjësi.

Me këtë dedikim, Ikona e Diasporës Shqiptare 2025 nderon një figurë që simbolizon besimin se diplomacia nuk është vetëm përfaqësim shtetëror, por edhe shërbim ndaj njerëzve, historisë dhe së ardhmes së përbashkët.

Ky vlerësim është shenjë mirënjohjeje, respekti dhe nderimi për një personalitet që me veprën e tij ka lënë dhe po lë gjurmë të qëndrueshme në jetën e diasporës shqiptare.

Me respekt dhe konsideratë të lartë,
Këshilli Organizativ
Ikona e Diasporës Shqiptare

PhD. Dashnim Hebibi
President
Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore
Cyrih, Zvicër

17 Janar 2026

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme