Sipas raportit, nga gjithsej 1,179 kandidatë për deputetë të certifikuar nga 24 subjekte politike, 28 kandidatë apo 2.37 për qind rezultojnë të jenë të përfshirë në raste penale. Prej tyre, 19 kandidatë kanë aktakuza aktive, ndërsa të tjerët janë dënuar më herët me vendim të formës së prerë.
IKD thekson se për tre nga këta kandidatë ekzistojnë njëkohësisht aktakuza aktive dhe dënime të formës së prerë.
IKD rikujton se ligji ua kufizon të drejtën e kandidimit vetëm personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burgim e më shumë në tre vitet e fundit. Megjithatë, institucioni ka avokuar vazhdimisht për dekriminalizimin e politikës, duke kërkuar që partitë politike të mos përfshijnë në lista zgjedhore persona të përfshirë në raste penale, edhe kur nuk ekzistojnë ndalesa të drejtpërdrejta ligjore.
Sipas raportit, numri më i madh i kandidatëve të përfshirë në raste penale vjen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej 13 kandidatë, që përbëjnë 11.81 për qind të listës së saj. Pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me gjashtë kandidatë (5.45%), Nisma Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72%), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me dy kandidatë (1.81%), Lista Serbe me dy kandidatë (6.06%), KDTP me një kandidat (6.25%) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me një kandidat (0.9%).
Raporti thekson se veprat penale më të shpeshta në të cilat janë përfshirë kandidatët lidhen me korrupsionin zyrtar, veprat kundër detyrës zyrtare, si dhe veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
IKD vlerëson se, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, është shënuar regres në të gjitha aspektet e vlerësimit, përfshirë rritjen e numrit të kandidatëve të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale, si dhe rritjen e numrit të subjekteve politike që kanë përfshirë persona të tillë në listat e tyre.
Instituti thekson se publikimi i këtyre të dhënave nuk cenon parimin e prezumimit të pafajësisë, por synon të promovojë integritetin personal dhe institucional të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin e tij lidhur me analizimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke evidentuar kandidatët që janë përfshirë në raste penale.
Sipas raportit, nga gjithsej 1,179 kandidatë për deputetë të certifikuar nga 24 subjekte politike, 28 kandidatë apo 2.37 për qind rezultojnë të jenë të përfshirë në raste penale. Prej tyre, 19 kandidatë kanë aktakuza aktive, ndërsa të tjerët janë dënuar më herët me vendim të formës së prerë.
IKD thekson se për tre nga këta kandidatë ekzistojnë njëkohësisht aktakuza aktive dhe dënime të formës së prerë.
IKD rikujton se ligji ua kufizon të drejtën e kandidimit vetëm personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burgim e më shumë në tre vitet e fundit. Megjithatë, institucioni ka avokuar vazhdimisht për dekriminalizimin e politikës, duke kërkuar që partitë politike të mos përfshijnë në lista zgjedhore persona të përfshirë në raste penale, edhe kur nuk ekzistojnë ndalesa të drejtpërdrejta ligjore.
Sipas raportit, numri më i madh i kandidatëve të përfshirë në raste penale vjen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej 13 kandidatë, që përbëjnë 11.81 për qind të listës së saj. Pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me gjashtë kandidatë (5.45%), Nisma Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72%), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me dy kandidatë (1.81%), Lista Serbe me dy kandidatë (6.06%), KDTP me një kandidat (6.25%) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me një kandidat (0.9%).
Raporti thekson se veprat penale më të shpeshta në të cilat janë përfshirë kandidatët lidhen me korrupsionin zyrtar, veprat kundër detyrës zyrtare, si dhe veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
IKD vlerëson se, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, është shënuar regres në të gjitha aspektet e vlerësimit, përfshirë rritjen e numrit të kandidatëve të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale, si dhe rritjen e numrit të subjekteve politike që kanë përfshirë persona të tillë në listat e tyre.
Instituti thekson se publikimi i këtyre të dhënave nuk cenon parimin e prezumimit të pafajësisë, por synon të promovojë integritetin personal dhe institucional të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, transmeton rtk.




