6.2 C
Zurich
Friday, January 9, 2026
spot_img
spot_img

Ibrahimovic tregon fëmijërinë dhe ndikimin e shokëve shqiptarë për t’u bërë futbollist

Duhet ti lexosh

Zlatan Ibrahimović ka rrëfyer një nga historitë më personale të jetës së tij, duke u ndalur te fëmijëria e vështirë në Rosengard të Suedisë dhe te hijet e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në një intervistë të sinqertë me Slaven Bilić, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka”.

Ish-sulmuesi legjendar flet për rritjen në një komunitet shumë-etnik, ku bashkëjetesa dhe respekti mes kulturave ishin pjesë e përditshmërisë. Sipas tij, fëmijëria në Rosengard u ndërtua mbi vlera të thjeshta: lojë, futboll dhe shijim të jetës, larg urrejtjes dhe ndarjeve etnike.

“U rrita në një komunitet të përzier, ku boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… kishin respekt për njëri-tjetrin. Më mësuan të sillesha si fëmijë, të shijoja jetën dhe të luaja futboll”, shprehet Ibrahimović.

Megjithatë, ai pranon se lufta në Ballkan la gjurmë të thella, edhe pse në mënyrë të tërthortë. Humbja e gjyshes gjatë luftës dhe ardhja e refugjatëve në Suedi ndryshuan atmosferën në lagje dhe mentalitetin e njerëzve.

“Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë. Por kur refugjatët erdhën në geton e Rosengardit, mentaliteti ndryshoi. Filluan ndarjet: ‘Unë jam boshnjak, ti je serb’”, kujton Zlatan, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme