POSTIMET E FUNDIT

Hoxha: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për bashkëpunim. Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik i Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka vlerësuar Samitin e IV të Diasporës si një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare, me fokus forcimin e lidhjeve mes institucioneve shqiptare dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit.

Gjatë një konference për media, Hoxha theksoi se synimi kryesor i samitit është krijimi i një platforme konkrete bashkëpunimi, duke “kapitalizuar gjithçka është arritur deri tani” dhe duke forcuar integrimin e diasporës në proceset kombëtare.

“Duam ta kthejmë në një platformë konkrtee bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe bashkëatdhetarëve tanë. Synimi ynë është i qartë, të forcojmë lidhjet me diasporën.

Përmes takimeve e platformave, synojmë një diasporë të mirëintegruar”, deklaroi Hoxha.

Ai u shpreh se përmes takimeve dhe platformave të ndryshme synohet një diasporë më e mirëintegruar dhe më e përfshirë në zhvillimet e vendit.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Hoxha nënvizoi se objektivi strategjik i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “alfa dhe omega” të reformave dhe politikave shtetërore.

Sipas tij, integrimi nuk është thjesht proces teknik, por një transformim i thellë i vendit, ku vendimet merren në Bruksel, ndërsa ndikimi ndihet drejtpërdrejt në Shqipëri. Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm, gjë që konfirmohet edhe nga vendet anëtare të BE-së.

Hoxha theksoi se në këtë proces nuk përjashtohet asnjë aktor, ndërsa nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së gjerë në rrugën e integrimit europian.

“Ky proces është prioriteti ynë strategjik, kombëtar. Kjo është alfa dhe omega, jo vetëm e ministrisë, qeverisë, sepse integrimi europian shkon përtej. Anëtarësimi në BE është rezultati i punëve tona, vetëm kështu i masim rezultatet. Ajo që është fakt, e konfirmojnë vendet anëtare, Shqipëria ka bërë përparim shembullor. Integrimi nuk është vetë proces teknik, raportesh, e-mailesh, pyetje, përgjigje, por një transformimi që ndodh në një vend. Vendimi merret në Bruksel, impakti është këtu. Në këtë proces, nuk është përjashtuar askush”, tha ai, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB