Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 116 në renditjen e subjekteve politike.
VV është në garë zgjedhore së bashku me Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një konference për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 123 për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo u bë e ditur sot gjatë hedhjes së shortit për partitë politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin 129 në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Kjo u bë e ditur gjatë konferencës së KQZ-së përmes së cilës zbulohen numrat për secilën parti.
Nisma Socialdemokrate do të garojë me numrin 122 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndërsa, numrat për renditjen e partive janë nga 111 deri në 134.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lista Serbe do të garojë me numrin 127. /BS




