5.8 C
Zurich
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt Thaçin dhe të tjerët

Duhet ti lexosh

Veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në ShBA, Harry Bajraktari ka njoftuar se i ka dërguar letër zyrtare presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me shqetësimin e tij për Gjykatën Speciale, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari bëri të ditur se përmes kësaj letre, i ka kërkuar presidentit amerikan angazhim për të siguruar që Gjykata e Hagës të garantojë gjykim të drejt për çlirimtarët.

Pjesë nga letra:

- Reklama -

Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump.

Ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ai./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme