6.7 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Zvicra me President të ri: Guy Parmelin zgjidhet me rekord votash për vitin 2026

Duhet ti lexosh

Guy Parmelin, politikan i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), është zgjedhur President i Konfederatës për vitin 2026 me 203 vota – një rezultat që konsiderohet ndër më të lartët e viteve të fundit.

Parlamenti i Zvicrës i dha 66-vjeçarit nga kantoni Vaud një mbështetje të fuqishme, duke e vendosur atë në krye të shtetit për herë të dytë, pas mandatit të tij të parë në vitin 2021.

Kjo shifër votash tejkalon dukshëm rezultatet e paraardhësve të tij: Karin Keller-Sutter mori 168 vota në vitin 2024, Viola Amherd 158 vota në 2023, ndërsa Alain Berset vetëm 140. Së fundi, mbi 200 vota kishte arritur vetëm Ueli Maurer në vitin 2019, transmeton 20min.ch. Në fjalimin e tij para Asamblesë Federale, Parmelin theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në një vend të pasur me tradita, gjuhë dhe kultura të ndryshme. “Pikërisht kjo larmi na bën të veçantë dhe të fortë,” u shpreh ai. Ai bëri thirrje për më shumë dëgjim, më pak përçarje dhe më shumë bashkëpunim për të ardhmen e vendit.

Nga janari 2026, Parmelin do të drejtojë mbledhjet e qeverisë zvicerane dhe do të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare. Për të, një nga sfidat e para do të jetë Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në Davos në fund të janarit, ku pritet edhe pjesëmarrja e presidentit amerikan Donald Trump. Ende mbetet e paqartë nëse do të ketë takim mes tyre dhe si do të vijojë bashkëpunimi pas marrëveshjes së fundit doganore me SHBA-të.

Ndërkohë, Ignazio Cassis është zgjedhur zv.president i Konfederatës me 144 vota, duke u pozicionuar për të marrë presidencën në vitin 2027 sipas traditës së rotacionit, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme