2.2 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Gripi prek kulmin/ ISHP: Mbi 18 mijë persona të infektuar në javë

Duhet ti lexosh

Gripi është përhapur në të gjithë vendin dhe është në kulm të qarkullimit të tij.  Prej mesit të  janarit të prekurit janë rritur ndjeshëm duke shtuar fluksin e pacientëve në spitale e qendra shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm javën e fundit rreth 18 500 persona me infeksione në rrugët  e frymëmarrjes  kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Më i shprehur është në qytetet e mëdha, që kanë dhe numër më të madh të popullatës, Tirana, Shkodra, Kukësi, Durrësi, Fieri. Aktualisht jemi ne kulmin e qarkullimit që parashikohet dhe javën e parë të shkurtit dhe me pas pritet një rënie graduale e numrit të rasteve.” 

Virusi  që po dominon është ai i tipit A. Instituti i Shëndetit publik konfirmon praninë e nëntipit K që po qarkullon dhe në Europë dhe shfaqet më agresiv. “Qarkullon virusi i tipit A të gripit me dy nëntipet e tij AH1 dhe  AH3,  por me mbizotërim të  ah3 që gjithashtu  mbizotëron dhe në të gjithë kontinentin Europian.   Nëntipi ah3   paraqet një klinikë më të ashpër  sesa nëntipi AH1. Dallimi i gripit nga këto virozat e tjera është temperaturë e lartë që  reziston për tre deri në 1 javë, 38 gradë dhe më tepër. Janë shenja të përgjithshme si skuqje, lotim, syshë rrjedhje hundësh, kollë dhe dhimbje e theksuar muskulare.  Gripi është një sëmundje që  kërkon regjim shtrati.”

Të prekur janë të gjitha moshat  ndërkohë nuk kanë munguar rastet e rënda dhe shtrimet në spitale.

“Janë rritur format  e rënda dhe hospitalizimet kryesisht tek mosha e re dhe e mesme. S’ka mbingarkesë spitalore, as në terapi intensive.     Tek te rriturit janë 130 shtrime në javë flasim për QSUT,  tek fëmijët një numër i ulët rreth 10 raste.”

Specialistët e shëndetit publik I referohen viteve të shkuara dhe  thonë se rënie e numrit të të prekurve pritet në  mes të shkurtit. Ndërkohë apelojnë për të  shmangur  vendet me shumë njerëz dhe për të  kontaktuar mjekun e familjes me shfaqjen e shenjave klinike, transmeton abcnewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme