1 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Grevat në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, 80% e fluturimeve të anuluara

Duhet ti lexosh

Sindikata gjermane Verdi filloi sot një grevë dyditore në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, ku linjat ajrore kanë anuluar 80 për qind të fluturimeve.

Aeroporti i Mynihut paralajmëroi se më shumë fluturime mund të anulohen dhe u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë linjat ajrore, raporton Reuters.

Sindikata Verdi tha se stafi i aeroportit të Hamburgut, si dhe shërbimet që përfshijnë mirëmbajtjen, IT, sigurinë dhe trajtimin e bagazheve, nuk do të punojnë për dy ditë.

Shoqata gjermane e aeroporteve ADV tha se grevat, si ato në aeroportet e Dyseldorfit dhe Këlnit në fillim të kësaj jave, do të preknin rreth 300,000 pasagjerë.

Verdi ka organizuar disa greva në Gjermani që nga fillimi i negociatave për pagat në janar , dhe qëllimi i grevës paralajmëruese të sotme në Mynih është të ushtrojë presion mbi sektorin publik për të negociuar pagat, njofton euronewsal.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit