Kapiteni i Kosovës, Granit Xhaka, po i jep frymë gjallërie skuadrës së Sunderlandit, e cila javë pas jave po dëshmohet me paraqitje dhe rezultate të lakmueshme.
Nuk është rastësi që pas 18 javësh të zhvilluara, Sunderland renditet në vendin e shtatë me 28 pikë, një bilanc që është fryt i punës së madhe ekipore, lojës së mirë dhe, mbi të gjitha, paraqitjeve të shkëlqyeshme të mesfushorit me prejardhje nga Kosova.
Sot, para publikut të vet, Sunderland barazoi 1:1 me Leeds United në një ndeshje me rivalitet të madh. Granit Xhaka ishte protagonist në minutën e 28-të, kur asistoi mjeshtërisht për Simon Adingra, i cili realizoi golin e epërsisë.
Për paraqitjen e tij, Xhaka u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, duke qenë ndër më të mirët në fushë.
Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Simon Adingra u shpall lojtari i ndeshjes me notën 7.9./K.Goca/BS (Foto ilustrim)




