-4.9 C
Zurich
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
spot_img

Gonxhja: Shqipëria thyen rekord, mbi 12 milionë vizitorë të huaj në 2025

Duhet ti lexosh

Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria ka thyer rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se ky rezultat konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor.

“Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordn e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit“, shkruan ministri. Shifrat rekord janë një tregues i qartë se Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj, duke ofruar përvoja autentike dhe cilësi në shërbime, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme