-8.2 C
Zurich
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
spot_img

Golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropiane

Duhet ti lexosh

Ligat kryesore evropiane kanë hyrë në fazën më intensive të sezonit, ndërsa sulmuesit më të frytshëm të kontinentit po shkëlqejnë para portës.

Yje të njohur të futbollit botëror po konfirmojnë edhe një herë cilësinë e tyre, duke e bërë garën për “Këpucën e Artë” më interesante se kurrë.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Fichajes.com”, në krye të listës aktuale qëndron Harry Kane, i cili po ka ndikim të jashtëzakonshëm te Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka realizuar 19 gola në vetëm 15 ndeshje, duke qenë një lider i padiskutueshëm në repartin ofensiv të bavarezëve.

Në ndjekje të tij është Erling Haaland, “makineria e golave” e Manchester Cityt, i cili ka shënuar gjithashtu 19 gola, por në 20 paraqitje. Ndërkohë, Kylian Mbappe po tregon formë të lartë edhe me Real Madridin, duke u renditur mes më efikasve të kontinentit.

Në listë bëjnë pjesë edhe emra si Ayase Ueda, Vangelis Pavlidis, Luis Suarez dhe Samu Aggehowa, të cilët po kalojnë sezone shumë pozitive me klubet e tyre.

Golashënuesit më të mirë kontinentalë (deri tani):

Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) – 19 gola në 15 ndeshje (1,177 minuta)

Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 19 gola në 20 ndeshje (1,737 minuta)

Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) – 18 gola në 17 ndeshje (1,405 minuta)

Kylian Mbappe (27 vjeç / Real Madrid / Francë) – 18 gola në 18 ndeshje (1,578 minuta)

Vangelis Pavlidis (27 vjeç / Benfica / Greqi) – 17 gola në 17 ndeshje (1,422 minuta)

Luis Suarez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) – 15 gola në 17 ndeshje (1,426 minuta)

Igor Thiago (24 vjeç / Brentford / Brazil) – 14 gola në 20 ndeshje (1,675 minuta)

Ayoub El Kaabi (32 vjeç / Olympiakos / Marok) – 12 gola në 14 ndeshje (1,148 minuta)

Samu Aggehowa (21 vjeç / Porto / Spanjë) – 12 gola në 16 ndeshje (1,129 minuta)

Eldor Shomurodov (30 vjeç / Istanbul Başakşehir / Uzbekistan) – 12 gola në 17 ndeshje (1,497 minuta)

Me vazhdimin e sezonit, pritet që kjo renditje të pësojë ndryshime, ndërsa rivaliteti mes golashënuesve më të mirë të Evropës mbetet një nga pikat më tërheqëse të futbollit kontinental, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme