/ Nga Dashnim HEBIBI/
Cyrih, 1 prill
Muajin prill e fillova në mënyrën më të mirë të mundshme: me një bisedë të thellë dhe domethënëse me Kryetarin e LAPSH-it për Cyrihun, profesor Naser Ulaj – një gardian i palodhur i gjuhës shqipe në mërgim.
Në intervistën ekskluzive për rubrikën “9 minuta me Dashnimin”, që do të publikohet të hënën, më 7 prill, diskutuam për gjendjen aktuale të shkollës plotësuese shqipe, sfidat me të cilat përballet, dhe mbi të gjitha, si mund të veprojmë për të rritur numrin e nxënësve dhe për ta bërë mësimin e gjuhës shqipe më tërheqës për brezat e rinj.

Ruajtja e identitetit kombëtar përmes gjuhës është një detyrë e përbashkët dhe një mision i shenjtë për çdo shqiptar. Prandaj, nuk mjafton vetëm përkushtimi i mësuesve dhe LAPSH-i, por duhet edhe angazhimi më i madh i prindërve, institucioneve dhe komunitetit në tërësi.
Çfarë duhet bërë për të përmirësuar situatën?
Çfarë hapash konkretë po ndërmerren?
Cilat janë sfidat dhe zgjidhjet?
Të gjitha këto dhe më shumë, do t’i lexoni të hënën në “9 minuta me Dashnimin”. Mos e humbisni!
SAM24.info




