-1.6 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Gjimshiti lë pas dëmtimin

Duhet ti lexosh

Berat Gjimshiti ka kapërcyer dëmtimin e pësuar më 10 janar në përballjen Atalanta–Torino dhe këtë javë është rikthyer plotësisht në stërvitje me ekipin bergamask.

Mbrojtësi shqiptar është sërish në dispozicion të stafit teknik dhe gjendja e tij fizike vlerësohet pozitive. Madje, nuk përjashtohet mundësia që Gjimshiti të zbresë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës kundër Athletic Bilbaos, e planifikuar të luhet të mërkurën.

Ky rikthim përfaqëson një lajm të rëndësishëm jo vetëm për Atalantën, por edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila kohët e fundit ka marrë sinjale pozitive edhe nga rikuperimi i Ardian Ismajlit te Torino.

Dëmtimet në repartin e mbrojtjes kishin ngritur shqetësime në fillim të janarit, por situata tashmë duket e stabilizuar. Rikthimi i titullarëve u jep më shumë qetësi stafit teknik dhe tifozëve kuqezi, sidomos në prag të sfidave vendimtare të play-off-it të Botërorit, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars në Varshavë, transmeton kjone.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme