POSTIMET E FUNDIT

Gjimshiti: “Do të japim maksimumin për ëndrrën tonë në Varshavë”

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka dalë në konferencë për media në prag të përballjes vendimtare ndaj Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026. Sfida që do të zhvillohet në Varshavë pritet të jetë një test i madh për kuqezinjtë, përballë një kundërshtari të fortë dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Gjimshiti e pranoi se Polonia është një skuadër e nivelit të lartë, por theksoi se Shqipëria nuk do të dorëzohet lehtë dhe do të luftojë deri në fund për një rezultat pozitiv. Ai vuri në dukje se përvoja e fituar nga ndeshjet e fundit mund të jetë një faktor kyç në këtë përballje vendimtare.

“Besoj se eksperienca nga ndeshjet e fundit do të na ndihmojë. Do të japim maksimumin. Vlerësojmë kundërshtarin, por do të bëjmë gjithçka që të realizojmë ëndrrën. Ekipi është i gatshëm për këtë moment të madh. Do të fitojë ai që është më i aftë”, u shpreh kapiteni kuqezi.

Atmosfera në kampin shqiptar duket pozitive, ndërsa lojtarët janë të motivuar për të dhënë më të mirën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Arritja në finale të “play-off”-it do të ishte një hap historik drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja Poloni–Shqipëri do të startojë në orën 20:45 dhe pritet me interes të madh nga tifozët e të dyja skuadrave, të cilët shpresojnë në një spektakël futbolli dhe emocione të forta deri në fund, transmeton rtk, përcjell helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB