4.6 C
Zurich
Monday, January 12, 2026
spot_img
spot_img

Gjermania: Do të vazhdojmë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Duhet ti lexosh

Zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Christian Böttcher ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç’rast takoi Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

“Ata diskutuan procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen afatgjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas njoftimit, zëvendësambasadori ka theksuar se do të vazhdojnë të përkrahin FSK-në.

“Böttcher riafirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë”, vazhdon njoftimi, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme