9 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Gjermania, 52 miliardë € për ushtrinë, fondi aprovohet javën e ardhshme

Duhet ti lexosh

Gjermania vijon rrugëtimin e saj drejt përforcimit të forcave të armatosura, për të ushtruar një sistem mbrojtjeje gjerman dhe evropian përballë kërcënimit rus.

Sipas agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, javën e ardhshme Komisioni i Shpenzimeve në Bundestag pritet të aprovojë një tjetër paketë të rëndësishme shpenzimesh ushtarake, me vlerë 52 miliardë euro.

Bëhet fjalë për fondin e vënë në dispozicion nga Olaf Scholz, pikërisht në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, kur kancelari i atëhershëm njoftoi “zhvillimin epokal”.

Sipas “Bloomberg”, pjesën dërrmuese të shpenzimeve do ta zënë uniformat dhe pajisjet e personelit ushtarak, me mbi 20 miliardë.

Gjithashtu është parashikuar një porosi për 200 tanke të armatosura të llojit “Puma”, me vlerë 4 miliardë euro; si dhe blerja e sistemit të ri të mbrojtjes “Shigjeta 3”, i prodhuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

I nxitur nga paralajmërimet e shërbimeve të inteligjencës, se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda 2029-s, kancelari aktual Friedrich Merz ka njoftuar prej kohësh se Gjermania do të ketë ushtrinë tradicionale më të fortë të Evropës.

Berlini zyrtar synon të marrë përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e BE-së, duke iu përgjigjur nevojave të NATO-s, por rrugëtimi nuk është i lehtë sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturore.

Ushtria gjermane numëron aktualisht 180 mijë ushtarë dhe 100 mijë rezervistë dhe pritet që brenda 2035-s të arrijë në 250 mijë ushtarë dhe 200 mijë rezervistë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme