4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Gjeneva e bën falas transportin publik

Duhet ti lexosh

Transporti publik do të jetë përkohësisht falas në Gjenevë, për herë të parë në Zvicër, si pjesë e një sërë masash që synojnë të trajtojnë rritjen e ndotjes në qytet.

Gjeneva, në pjesën perëndimore frëngjishtfolëse të Zvicrës, po përjeton kulmin e ndotjes nga ozoni- një gaz i dëmshëm që mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe mund të shkaktojë dhimbje koke dhe sulme astme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton Reuters. Sistemi anti-smog i qytetit tregoi se përqendrimet e ozonit kishin tejkaluar një prag të sigurisë shëndetësore mjedisore prej 180 mikrogramësh për metër kub gjatë 24 orëve, sipas një deklarate nga Kantoni i Gjenevës.

Të martën, temperaturat arritën 37 gradë celsius teksa qeveria lëshoi paralajmërime për nxehtësinë për pjesët perëndimore dhe jugore të Zvicrës./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit