6.1 C
Zurich
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Gjendja aktuale në pikat kufitare dhe lëvizja e mërgatës

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Sipas informacioneve të fundit, në kufirin Kroaci–Serbi për momentin nuk ka kolona të gjata, ndërsa në pikën kufitare Hungari–Serbi raportohen pritje më të gjata, mbi dy orë. Megjithatë, sipas burimeve të sigurta të helveticalforum.ch, të cilat janë konfirmuar nga disa mërgimtarë që janë nisur që mbrëmë drejt atdheut, situata në disa segmente është ende e qetë, por gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e numrit të veturave.

Nga Kroacia drejt Malit të Zi dhe Shqipërisë, pritjet aktualisht nuk pritet të zgjasin më shumë se 10 minuta, gjë që e bën qarkullimin relativisht të lehtë në këto drejtime.

Si çdo vit në këtë periudhë, mërgata shqiptare, veçanërisht ajo nga Zvicra, ka filluar lëvizjen drejt vendlindjes për festat e fundvitit. Sidomos familjet me fëmijë që ndjekin shkollën janë nisur sot ose pritet të nisen gjatë ditës.

Gjatë rrugës është raportuar mjegull në disa segmente, por nuk ka reshje bore. Autoritetet dhe udhëtarët këshillojnë kujdes të shtuar në komunikacion, duke shmangur shpejtësinë e tepruar. Siç thotë edhe populli: më mirë ngadalë e sigurt, sesa shpejt e me probleme.

Kroaci-Serbi

Në kufinjtë më të vegjë nuk ka pritje të mëdha

Sa i përket udhëtimeve me autobusë, pritet që gjatë ditës të nisen disa linja shtesë, për shkak të kërkesës së shtuar të udhëtarëve.

Nga Aeroporti i Cyrihut, sipas informacioneve të mëngjesit, nuk ka pasur fluturime shtesë drejt Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa vlen të përmendet se një fluturim shtesë është realizuar në drejtim të Ohrit.

Pritjet në kufi janë tashmë një realitet i njohur për mërgatën tonë, por kjo nuk i ka ndalur dhe as që do t’i ndalë bashkatdhetarët tanë në rrugën drejt shtëpive, familjeve dhe vendlindjes së tyre.

Urojmë rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme për të gjithë udhëtarët!

( Foto te kufiri Hungari-Serbi ) Ora 10.27 min

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme