1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Gegërishtja në lirikën shqiptare, poetet shqiptare e përdorin si gjuhë emocionesh dhe lirie krijuese

Duhet ti lexosh

Letërsia shqipe po njeh një rikthim të fuqishëm të gegërishtes në poezinë bashkëkohore, veçanërisht përmes zërave të poeteve gra e vajza. Kohët e fundit është botuar një antologji poetike që mbledh poete nga veriu dhe jugu i vendit, të cilat në një pjesë të mirë të krijimtarisë së tyre kanë zgjedhur pikërisht gegërishten si mjet shprehës.

Në këtë kuadër, poeti dhe studiuesi Jozef Radi vlerëson se ky përdorim nuk është vetëm gjuhësor, por edhe identitar, duke i dhënë poezisë një ngjyrim emocional dhe tematik krejt të veçantë.

“Shumica e autorëve kanë zgjedhur gegërishten si gjuhë komunikuese me lexuesin. Është një guxim i jashtëzakonshëm i grave, mbi 50 % e autoreve nuk është se i ka diktuar kush, por e kanë zgjedhur vetë”, tha Radi.

Poetika femërore shqiptare sot është jashtëzakonisht e larmishme falë tematikave të lëvruara. Gegërishtja u jep atyre një tingëllim të gjallë, të sinqertë dhe më afër shpirtit njerëzor.

“Gratë e shohin botën më komplekse, gjen botën shpirtërore të tyre, gjen problemet, gjen revoltën sociale, gjen dëshpërimin e nënës”, tha ai. Përmes zërit të poeteve, gegërishtja po gjen një vend të denjë në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke na rikujtuar se gjuha e shpirtit është më e madhe se çdo kufizim normativ. /Marjo Gjini, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme