Galatasaray hodhi një hap të madh drejt kualifikimit, pasi mposhti 5-2 Juventus në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Champions League. Turqit kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të me një goditje të saktë të Gabriel Sara, por italianët reaguan shpejt. Fillimisht barazoi Teun Koopmeiners, i cili më pas realizoi edhe golin e dytë personal për përmbysjen 1-2 para pushimit.
Pjesa e dytë foli për vendasit. Noa Lang riktheu baraspeshën dhe më pas shënoi sërish, ndërsa Davinson Sánchez përmbysi rezultatin me kokë pas goditjes së dënimit. Kartoni i kuq për Cabal komplikoi gjithçka për Juventusin.
Në fund, presioni i Victor Osimhen solli gabimin vendimtar në mbrojtje, ndërsa festa u vulos nga goli i Sacha Boey. Ndeshja e kthimit luhet më 25 shkurt, me Galatasaray shumë pranë kualifikimit, transmeton oranews.




