0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë nis sot zyrtarisht

Duhet ti lexosh

Për gati një muaj, subjektet politike dhe kandidatët pritet të prezantojnë platformat e tyre për të bindur qytetarët për votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë kësaj periudhe, janë planifikuar aktivitete të shumta, përfshirë tubime publike e takime me qytetarët në të gjithë vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar gjithsej 28 subjekte politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Këto subjekte përbëhen nga 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Në total, janë certifikuar 1,280 kandidatë për deputetë nga këto subjekte politike.  Organizatat joqeveritare kanë bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe për respektimin e rregullave zgjedhore nga të gjitha palët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe për të shmangur incidentet. Fushata do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025, ndërsa periudha e heshtjes zgjedhore do të mbahet në ditën e zgjedhjevem, pra më 9 shkurt, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit