Edhe pse jemi në ditët e fundit të shkurtit, disa qytetarë kanë zgjedhur të shijojnë plazhin në Vlorë këtë të premte, duke përfituar nga temperaturat e buta dhe dielli.
Disa kanë bërë shëtitje buzë detit dhe kanë marrë rreze dielli, ndërsa më të guximshmit nuk kanë hezituar të futen edhe në ujë, duke sfiduar temperaturat e detit.
Pas ditëve me shi dhe mot të ftohtë, rikthimi i motit të kthjellët ka sjellë më shumë lëvizje në bregdet, duke krijuar një atmosferë të pazakontë për këtë periudhë të vitit, transmeton euronewsal.




