0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

FSK në Mbretërinë e Bashkuar: Gati për trajnimin e ushtarëve ukrainas

Duhet ti lexosh

Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që po zhvillon aktivitetin e tij në kuadër të operacionit “INTERFLEX”, ka festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, duke shfaqur flamurin e Kosovës krah ushtarëve britanikë.

Bëhet e ditur se ata tani kanë përfunduar trajnimin fillestar dhe janë të gatshëm për të nisur trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkua në Prishtinë, e cila ka shpërndarë fotografitë, ka njoftuar se ky ekip tashmë e ka përfunduar trajnimin fillestar dhe është gati për të filluar me trajnimin e ushtarëve ukrainas.

“Ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX ka përfunduar trajnimin e tyre fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashluar . Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnimin bazik të këmbësorisë për ukrainasit që u mundëson atyre të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit që po vazhdon” thuhet në njoftimin e Ambasadës, e cila me këtë rast ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit