1.5 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

FSK forcon kapacitetet ushtarake me sisteme raketore OMTAS, synon standardet e NATO-s

Duhet ti lexosh

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon procesin e rritjes dhe modernizimit të kapaciteteve ushtarake, me dërgesën më të fundit të sistemeve raketore antitank OMTAS nga Turqia. Ky zhvillim po vlerësohet nga njohësit e sigurisë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Gjatë vitit të kaluar, FSK është furnizuar me automjete të blinduara dhe dronë pa pilot, ndërsa përgjatë këtij viti pritet të pajiset edhe me sisteme të tjera raketore nga shtete të fuqishme dhe partnere. Sipas ekspertëve, këto investime rrisin fleksibilitetin operacional dhe aftësinë mbrojtëse të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Njohësit e çështjeve të sigurisë theksojnë se armatosja e FSK-së nuk përbën kërcënim për rajonin, siç pretendohet nga Serbia, por përkundrazi kontribuon në rritjen e sigurisë dhe në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Sipas tyre, këto veprime janë në përputhje me planin zhvillimor dhe fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së.

“FSK po ecën sipas planit zhvillimor, duke investuar në armatim, trajnime dhe infrastrukturë, në përputhje me standardet e NATO-s, në dallim të plotë nga tendencat destabilizuese në rajon,” ka deklaruar Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Edhe Arben Dashevci vlerëson se deri në vitin 2028, FSK synon të plotësojë kapacitetet e nevojshme për veprim të plotë operacional dhe përmbushjen e objektivit strategjik të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme priten blerje të tjera strategjike, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore, kryesisht nga vendet anëtare të NATO-s.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këto zhvillime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me aleatët e saj, duke synuar integrimin e plotë në Aleancën Veriatlantike, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme