Ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me z. Andro Krstulović Opara, Kryetar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Kroat. Takimi u vlerësua si shumë konstruktiv dhe i hapur, duke reflektuar miqësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.
Gjatë bisedës, palët diskutuan mbi marrëdhëniet strategjike Shqipëri–Kroaci, perspektivën europiane të përbashkët dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në rajon.
Ambasadorja Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se partneriteti mes dy vendeve është i bazuar në miqësi të qëndrueshme, besim të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta europiane.
Takimi nënvizoi angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e rolit të dy vendeve në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, transmeton helveticALforum.ch




