Kënaqësi e veçantë për Anrotec GmbH ishte mirëpritja e Kryetarit të Omer Nura së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Xhelal Memeti. Vizita e tyre shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare.
Gjatë takimit, palët zhvilluan biseda të hapura dhe shkëmbyen ide për iniciativa të përbashkëta, duke identifikuar mundësi për projekte dhe zhvillim të mëtejshëm të rrjetit të diasporës shqiptare.

Visar Robelli, përfaqësues i Anrotec GmbH, shprehu mirënjohjen për kohën dhe besimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e këtyre takimeve për ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe për hapjen e rrugës për bashkëpunime të ardhshme.
Takime të tilla jo vetëm që forcojnë lidhjet profesionale, por gjithashtu promovojnë frymën e bashkëpunimit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, transmeton helveticALforum.ch




