1.5 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

FMN: Shqipëria të mos bëjë paqe fiskale, sfidën me ekonominë e ka te fuqia punëtore

Duhet ti lexosh

Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikon paqen fiskale në deklaratën e fundit të saj për Shqipërinë. Me tej, ajo vlerëson performancën e ekonomisë, duke theksuar se sfidë për të ardhmen do te jetë demografia.

Shqipëria po regjistron një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë, inflacion të ulët, borxh publik në rënie dhe rezerva të forta valutore. E mbështetur në këtë bazë të qëndrueshme, vendi ndodhet në një moment vendimtar, teksa qeveria po zbaton një agjendë të gjerë reformash me synimin për të arritur anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Por, ndonëse Shqipëria është një nga vendet me rritjen më të lartë në Europë, sfidat që fshihen pas kësaj rritjeje janë të shumta, thuhet në deklaratën e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare. Rritja mbetet e orientuar nga turizmi, ndërkohë që rreziqet që vijnë nga jashtë janë shtuar.

Nga ana tjetër një tkurrje e shpejtë e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesën e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të imponojë një politikë monetare më shtrënguese dhe të dobësojë perspektivën e rritjes. Pra, prirjet demografike pritet të rrisin ndjeshëm shpenzimet për pensione dhe shëndetësi.

Në deklaratën e vet, FMN përsërit edhe qëndrimin kundër paqes fiskale nga e cila fshihen gjoba me vlerë 1 mld euro, duke rrezikuar besimin e sistemit të auditimit dhe të zhbërjen e progresit të arritur në modernizimin e administratës tatimore.

FMN ka përsëritur thirrjet e saj për kujdes sa i përket rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme, e cila kërkon monitorim të kujdesshëm për të vlerësuar ndikimin e tyre në rrezikun sistemik, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit