3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë

Duhet ti lexosh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, i cili  shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim. Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit. Tutje u bë e ditur se në takim morën pjesë edhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së, shkruan telegrafi.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit