-2.1 C
Zurich
Saturday, January 3, 2026
spot_img
spot_img

Florim Useini: “Të arkivojmë këtë vit duke kujtuar vetëm gjërat pozitive. Gëzuar 2025!”

Duhet ti lexosh

Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, njëherit atdhetar e bëmirës,  gjatë gjithë vitit ishte shumë aktiv nëpër shumë takime si në atdhe edhe në diasporë. Ja se si i uron familjarët, miqtë dhe dashamirët kudo që gjenden. Të dashur vëllezër të kombit tim,
Padyshim që çdo ditë ka vlerën e saj të veçantë dhe të pazëvendësueshme, por për të përmbyllur këtë vit, dua t’ju drejtohem të gjithëve me një kërkim faljeje për:
Të gjithë ata që ndoshta ju kam shkruar në orë të vona, gjatë pushimeve, apo në momente të papërshtatshme.
Të gjithë ata që ndoshta i kam lodhur duke ju dërguar informacione, përkrahje eventesh ose mbështetje për punë në dobi të shoqërisë.
Të gjithë ata që shpeshherë ju kam kontaktuar për organizime spontane, duke ju stresuar ose ndoshta vendosur në situata jo të përshtatshme.
Të gjithë ata që u kam premtuar një takim dhe ende nuk kam arritur t’i takoj, por ju siguroj se nuk ju kam harruar.
Të gjithë ata që ndoshta nuk u kam kthyer një përgjigje, koment, apo diçka tjetër të kërkuar.
Të gjithë ata që kanë pritur më shumë nga unë dhe ndoshta janë zhgënjyer.
Familjes dhe fisit tim, të cilëve nuk kam mundur t’u kushtoj kohën e duhur.
Të gjithë ata që mund t’i kem anashkaluar pa qëllim në përshëndetje, ose ndoshta i kam lënduar me fjalë gjatë bisedave.
“Jam i vetëdijshëm që si çdo njeri jam i gabueshëm, prandaj ju kërkoj falje për gjithçka që mund të kem bërë pa qëllim. Nga ana ime, keni gjithmonë faljen time, nëse dikush ndjehet keq për diçka, edhe kur unë nuk jam në dijeni për këtë”
Me shumë nder dhe respekt dua t’ju “Falënderoj” të gjithë juve që:
Më mbështesni gjithmonë.
Më nderoni dhe më kuptoni në çdo moment.
Gjeni kohë të më mbështesni edhe spontanisht.
Jeni të hapur për bashkëpunim dhe përkrahni idetë, vizionin dhe misionin tim.
Punoni për të mirën e shoqërisë.
Bëni përpjekje për të ruajtur unitetin dhe shmangni përçarjet.
Çdo vit ka sfidat e veta dhe padyshim na presin sfida të reja edhe në vitin që vjen. Të arkivojmë këtë vit duke kujtuar vetëm gjërat pozitive dhe të mësojmë nga sfidat për të përmirësuar rrugëtimin tonë. Pa marrë parasysh vështirësitë, le të mos harrojmë qëllimin e përbashkët: të forcojmë kombin, të miqësojmë dhe bashkojmë shqiptarët mes vete, dhe të kujtojmë gjithmonë se Zoti na nderoi duke na krijuar si njerëz. Të jetojmë me plotë kuptimin e fjalës si njerëz, duke respektuar tjetrin dhe duke dashur njëri-tjetrin për hir të Zotit.
Zoti më faltë për veprat e mia të pavetëdijshme. Bekoftë Zoti shoqërinë time, kombin tonë dhe të gjithë besimtarët. Përfshirë këtu edhe babain tim, i cili mbylli arkivin e kësaj bote pikërisht në këtë ditë, një vit më parë.
Ju uroj shëndet dhe mirësi!
Me nderime,
Florim Useini
(Në foto në Tiranë)
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme