2.5 C
Zurich
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Florian Marku premton rikthimin në ring: Dasht Zoti, si kurrë më parë!

Duhet ti lexosh

Boksieri shqiptar Florian Marku ka konfirmuar se synon të rikthehet sërish në ring, pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me probleme sportive dhe personale gjatë dy viteve të fundit. 34-vjeçari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, rikthimi është pranë.

“Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vite, por dalë ngadalë do të rikthehem në ring. Dasht Zoti. Si kurrë më parë”, shkruan Marku.

Rikthimi i tij vjen pas një periudhe të ngarkuar, që nisi në mars të vitit 2024, kur Marku pësoi humbjen e parë në karrierën e tij në boksin profesionist, duke u mposhtur nga Chris Congo. Pas asaj ndeshjeje, ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një dëmtimi që, sipas raportimeve, e kishte prej kohësh. Ndërkohë, viti 2025 u shoqërua edhe me probleme me drejtësinë. Në fillim të këtij viti, Marku u arrestua në Londër dhe më pas u transferua në Greqi, ku kreu disa muaj burg, lidhur me një konflikt të disa viteve më parë. Ai akuzohet për “plagosje” dhe “armëmbajtje pa leje”, transmeton kjone.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme