6 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Floreta Kabashi përfaqëson denjësisht Kosovën në festën historike të Escalade në Gjenevë

Duhet ti lexosh


Përgatiti: D.HEBIBI

Në zemër të Gjenevës, aty ku tradita dhe diplomacia bashkohen në një skenë të vetme, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, znj. Floreta Kabashi, shkëlqeu me prezencën dhe angazhimin e saj në ngjarjen madhështore të Trupit Konsullor të Gjenevës, të organizuar në kuadër të festës së famshme “Escalade”. Në mesin e autoriteteve më të larta vendore dhe diplomatëve ndërkombëtarë, emri i Kosovës u dëgjua me respekt dhe vlerësim, duke e vendosur vendin tonë në qendër të një tradite shekullore që simbolizon unitetin, guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të qytetit të Gjenevë


Ngjarja e Trupit Konsullor të Gjenevës, e zhvilluar në nder të festës tradicionale “Escalade”, mblodhi personalitete të rëndësishme të kantonit dhe trupit diplomatik. Në këtë atmosferë festive dhe ceremoniale, znj. Floreta Kabashi, Udhëheqëse e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, përfaqësoi me dinjitet dhe profesionalizëm vendin tonë.

Ceremonia u nderua nga prania e figurave të larta të autoriteteve zvicerane: znj. Ana Roch, Presidente e Parlamentit Kantonal të Gjenevës; z. Alfonso Gomez, Kryetar i Komunës së Gjenevës; si dhe znj. Marion Bordier, Shefe e Protokollit, të cilët shprehën vlerësimin për kontributin e trupit konsullor në forcimin e lidhjeve ndërkulturore në qytetin e tyre.

Momenti kulmor i mbrëmjes ishte thyerja tradicionale e “marmite de l’Escalade”, një ritual simbolik që kujton trimërinë dhe solidaritetin e banorëve të Gjenevës gjatë ngjarjeve historike të shekullit të 17-të. Këtë vit, nderi për të kryer ceremoninë iu dha ish-ministrit kantonal dhe anëtarit afatgjatë të Trupit Konsullor, z. Dominique Föllmi, i cili e ndau këtë moment me znj. Floreta Kabashi, duke e bërë Kosovën pjesë të një tradite të rrënjosur thellë në identitetin gjenevez.

Festa e Escalade mbetet një simbol i bashkimit, guximit dhe qëndresës — vlera që Gjeneva i ruan dhe i promovon brez pas brezi. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje jo vetëm që thekson miqësinë e ngushtë me Zvicrën, por edhe konfirmon praninë aktive dhe të respektuar të diplomacisë kosovare në një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Me prezencën dhe angazhimin e saj, znj. Kabashi dëshmoi edhe një herë se diplomacia kosovare mbetet një forcë e rëndësishme në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe respektit ndërkombëtar, njofton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë e transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme