-0.5 C
Zurich
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Flick: Sfida është kundër Real Madridit, jo kundër Mbappé

Duhet ti lexosh

E mundshme prania e Kylian Mbappe në finalen e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, çka ishte temë kryesore në konferencën e Hansi Flick, por trajneri gjerman e zbehu rëndësinë e saj. Për të, sfida është më shumë se një lojtar:

“Po luajmë kundër Real Madridit, jo kundër Mbappé. Ai është një lojtar fantastik, por ne përballemi me një skuadër fantastike”.

Flick kujtoi se Mbappé ishte gjithmonë në fushë gjatë fitoreve të Barcelonës, sezonin e kaluar:

“Sa ndeshje luajtëm kundër Realit? Katër ose pesë? Dhe Mbappé ishte gjithmonë aty. Megjithatë fituam”.

Bilanci është i qartë: fitore në të dyja sfidat e kampionatit, në Superkupë dhe finalen e Kupës së Mbretit, me vetëm një humbje në pjesën e parë të këtij sezoni.

Mesazhi i Flick është i qartë, rëndësi ka identiteti, jo individi: “Bëhet fjalë për mënyrën se si duam të luajmë, për t’i qëndruar besnik filozofisë tonë. Stili ynë është ndryshe nga ai i Realit”.

Për formacionin: “Do të vendosim pas stërvitjes së fundit. Të gjithë duan të luajnë titullarë”./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme