2.4 C
Zurich
E premte, 6 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

“Flasim gjuhën tuaj” – Urë Integrimi në Shkollat Publike të Nju Jorkut

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA, New York

New York City (Feb. 5, 2026) – Këtë fillim viti, një poster i ri po tërheq vëmendjen në mes të zhurmës së metrosë së Nju Jorkut: “Shkollat Publike të Qytetit të Nju Jorkut – Flasim Gjuhën Tuaj! – New York City Public Schools – Speak Your Language!”.  I vendosur në vagonët e trenave dhe ekranet e stacioneve nga MTA, ky mesazh shfaqet me shkronja të mëdha në shqip dhe gjuhë të tjera, duke ftuar qindra mijëra pasagjerë çdo ditë. Është një deklaratë e qartë: shkolla publike nuk është vetëm për ata që flasin anglisht, por për të gjithë, përfshirë komunitetet si ai shqiptar.

Në një qytet ku fliten mbi 180 gjuhë dhe 44% e nxënësve në shkolla publike përdorin në shtëpi një gjuhë tjetër nga anglishtja, ky poster nuk është thjesht dekorativ. Është pjesë e një politike konkrete nga Departamenti i Arsimit i Nju Jorkut (NYC Public Schools), i cili ofron përkthime falas të dokumenteve zyrtare, interpretim në takime me mësues, telefonata dhe faqen e internetit. 

- Reklama -

Ky angazhim kulmon me vendimin e 18 qershorit 2025, kur Kancelarja e Arsimit, Melissa Aviles-Ramos, shpalli shqipen si një nga 13 gjuhët zyrtare të komunikimit shkollor, bashkë me spanjishten, kinezen, rusishten, arabishten, bengalishten, kreolishten haitiane, koreane, urdun dhe të tjera. Ky hap ngriti numrin nga 10 gjuhë, duke shtuar tri të reja, përfshirë shqipen. Ky vendim përfaqëson një arritje historike për komunitetin shqiptar, falë angazhimit të Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), me kryetar Mark Gjonaj, Drita Gjongecaj dhe Emina Cunmulaj. Të cilët përmes lobimit strategjik, bashkëpunimit me departamentin dhe organizimeve komunitare, ata siguruan që zëri shqiptar të dëgjohet institucionalisht. 

Tani, mijëra prindër shqiptarë – që punojnë si mësues, ndërtimtarë, në mirëmbajtje, industri kulinare, spitale, aeroporte, NYPD apo zyra shtetërore, marrin letra, email-e dhe njoftime në gjuhën e tyre. Ata mund të marrin pjesë në mbledhje prindërore pa nevojën për fëmijët të përkthejnë, duke kuptuar plotësisht notat, disiplinën dhe programin mësimor. Kjo promovon barazi të vërtetë dhe partneritet në edukim.

Mesazhi shtrihet përtej shqipes, duke theksuar se diversiteti është pasuri, jo problem. 

- Advertisement -

Kur një fëmijë nga Bangladeshi, Meksika, Shqipëria apo Koreja e Jugut ndjen respekt për gjuhën e shtëpisë, ai integrohet më lehtë. 

Studimet konfirmojnë se informacioni në gjuhën amtare rrit pjesëmarrjen familjare, përmirëson rezultatet e nxënësve dhe lejon brezin e ri të ruajë identitetin kulturor pa pengesa.

Në kontekstin e debateve të ashpra mbi imigracionin, ky poster në metro është një mesazh i qetë por i fuqishëm: “Ti je pjesë e këtij qyteti. Gjuhën tënde e respektojmë. Arsimin tënd e mbështesim.” Është një nga elementet që e bëjnë Nju Jorkun unik në SHBA, një vend që nuk kërkon harresë të rrënjëve, por ndihmë për të avancuar me to.

Kur tani e shikkn në tren, me gërma të “arta” në gjuhën Shqioe, të vijnë në mendje brezat e shqiptarëve që kanë ardhur në Amerikë, në kohën e sundimit sllavo- komunist me ëndrra dhe shqipen në zemër. 

Sot, gjuha jonë e lashtë nuk është pengesë, por urë lidhëse mes komunitetit dhe shoqërisë amerikane. 

E para që e ka njoftuar këtë lajm se  : “Duke filluar nga shtatori 2025, shkolla SP 108 Philip J. Abinanti në Bronx do të ofronte kurrikul dygjuhësh shqip-anglisht për kopshtet, dhe klasat e para ” është  mësuesja Drita Gjongecaj- një ndër arkitektet e nismës të shumëpritur nga prindërit në NY./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme