4.1 C
Zurich
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Flamuri i Kosovës ngritët në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

EKSKLUZIVE

Për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është ngritur flamuri i Kosovës përkrah atij të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.

Konsullata e Kosovës në Iowa bëri të ditur se në ceremoni morën pjesë drejtuesit e konsullatës, të cilët falënderuan Komunitetin Shqiptar të Illinois-it për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

“Drejtuesi i Konsullatës Drilon Zogaj dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për përkushtimin e tyre për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme