Përgatiti Dashnim HEBIBI
Shtëpia botuese M&B sjell për lexuesin shqiptar një vepër të veçantë poetike, librin “Unë mbes fjalë” të autores italiane Regina Resta, tashmë të përkthyer me përkushtim dhe ndjeshmëri artistike. Ky botim vjen si një urë lidhëse mes kulturave, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e fjalës për të kapërcyer kufijtë gjuhësorë dhe shpirtërorë.
Libri është sponsorizuar nga Shoqata Muzeu i Fjalës “Lefter Çipa”, një institucion që vijon të mbështesë dhe promovojë vlerat më të mira të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Një kontribut të çmuar në këtë botim ka dhënë edhe Presidenti i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Dr. Aleksandër Çipa, i cili përveç mbështetjes së tij, ka shkruar edhe parathënien e librit, duke e pasuruar atë me reflektime të thella mbi poezinë dhe rolin e saj në shoqëri.
“Unë mbes fjalë” pritet të shpërndahet gjerësisht në të gjitha bibliotekat shqiptare, në librari të ndryshme, si dhe në disa shkolla të mesme dhe universitete në të gjithë territorin kombëtar, duke përfshirë gjithashtu Kosovën dhe Maqedoninë. Ky shpërndarje e gjerë synon të afrojë lexues të rinj me poezinë bashkëkohore evropiane dhe të nxisë dialogun kulturor.

Në këtë kontekst, nuk mund të lihet pa u përmendur roli i znj. Angela Kosta, një figurë e përkushtuar dhe shpirtbardhë, e cila po luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e fjalës së lirë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Me një angazhim të palodhur, ajo po ndërton ura bashkëpunimi mes krijuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, duke krijuar hapësira të reja dialogu, shkëmbimi dhe frymëzimi të ndërsjellë.
Puna e saj është një dëshmi e qartë se letërsia nuk njeh kufij dhe se përmes bashkëpunimit mund të ndërtohen lidhje të forta kulturore që i japin zë identitetit dhe vlerave universale.
Në fund, i përcillen urimet më të mira autores italiane Regina Resta për këtë vepër të mirë poetike, e cila tashmë vjen më pranë lexuesit shqiptar si një dëshmi e bukur e fuqisë së fjalës dhe shpirtit krijues.




