-3.4 C
Zurich
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
spot_img

Fjala e Lirë si Kapital Kulturor Ndërkombëtar: Prania e Dashnim Hebibit në Revista të Njohura Gjermane

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, München

Në diskursin bashkëkohor kulturor dhe letrar, fjala e lirë përfaqëson një nga format më të qëndrueshme të kapitalit shpirtëror dhe intelektual të shoqërive demokratike. Ajo nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe mekanizëm i ruajtjes së identitetit, i ndërtimit të urave ndërkulturore dhe i afirmimit të vlerave universale njerëzore. Vetëm përmes punës së ndershme, përkushtimit intelektual dhe një etike pa zili, arrihen sukseset që i rezistojnë kohës.

Rëndësia e miqësisë së vërtetë në këtë proces është e pazëvendësueshme. Një miqësi e ndërtuar mbi respekt dhe besim reciprok shndërrohet në shkëndijë shpirtërore që ndriçon jo vetëm individin, por edhe hapësira më të gjera kulturore. Në këtë kontekst, figura e Znj.Angela Kostës, poete, shkrimtare dhe një nga ambasadoret më aktive të fjalës së lirë në arenën ndërkombëtare, përfaqëson një model të angazhimit intelektual dhe humanist. Përmes veprimtarisë së saj, ajo ka kontribuar në artikulimin dhe afirmimin e zërave letrarë që shpesh vijnë nga periferitë kulturore, por që mbartin autenticitet të thellë shpirtëror.

Një ndër këta zëra është edhe ai i PhD Dashnim Hebibit, që jeton e vepron në Zvicër i cili vjen nga Lugina e Preshevës, një hapësirë me rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe identitare për shqiptarët. Përfshirja e tij në revista letrare të njohura dhe të printuara në Gjermani përbën jo vetëm një arritje individuale, por edhe një akt përfaqësimi kulturor kolektiv. Nëpërmjet kësaj pranie, fjala shqipe dhe mendimi kritik shqiptar bëhen pjesë e dialogut evropian të ideve.

Revistat gjermane të fjalës së lirë, të drejtuara nga botues me reputacion si Jerry Langdon, funksionojnë si platforma të rëndësishme të ndërmjetësimit kulturor.

Ato nuk promovojnë shkrime të rastësishme, por vepra që mbartin thellësi mendimi, integritet etik dhe vlerë universale. Pikërisht për këtë arsye, botimi i shkrimeve që burojnë nga përvoja shpirtërore dhe akademike e autorëve shqiptarë përfaqëson një dëshmi të qartë se fjala e ndershme po vlerësohet përtej kufijve gjuhësorë dhe kombëtarë.

Duhet theksuar se ky proces nuk është thjesht akt botimi, por një formë njohjeje dhe legjitimimi kulturor. Falënderimi shkon jo vetëm për botuesin dhe stafin profesional të revistës, por veçanërisht për Angela Kostën, e cila me vizionin e saj krijon hapësira dialogu ku mendimi kritik dhe fjala e shpirtit gjejnë rezonancë ndërkombëtare.

Në një kohë kur shpejtësia e informacionit shpesh e varfëron përmbajtjen, këto bashkëpunime dëshmojnë se ende ekziston një etje për lexim cilësor, për reflektim dhe për fjalë që mbeten. Prania e PhD.Dashnim Hebibit në revista të njohura gjermane është një tregues se kultura shqiptare, kur artikulohet me dinjitet akademik dhe ndjeshmëri humane, ka kapacitet të plotë për t’u integruar dhe për të kontribuar në hapësirën kulturore evropiane.

Fjala e lirë, kur buron nga shpirti dhe mbështetet në dije, nuk është e përkohshme. Ajo është dëshmi e kohës dhe urë drejt së ardhmes.

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme