/ REAGIM
/ Dr. Sali Sefa, ish konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, njëherit diplomat në karrierë/
Për kandidatin me numër rëndor 71(emrin me vjen turp të ja përmendi)që vie nga lista e LVV,deleguar nga Lista Guxo! Ky Kandidat gëzohet që ish Presidenti qenka jo mirë me shëndet!
Populli im në cilin çorrsokak jemi nisur?
Ku mbeti tradita jonë kombëtare?
Ku mbeti ndershmeria e trimëria jonë?
Po mundohem ta kërkoj por nuk po e gjej!:
1.Asnjëherë në historinë tonë nuk ka ndodhur në asnjë mënyrë që ti gëzohemi, sëmurjes dhe fatkeqësisë së tjetrit!
2.Edhe ata që kanë qenë në hasmeri, kur njerit i ka ndodhë diçka,kurrën e kurrës nuk e kanë shrytëzuar për tu hakmarrë a poshtruar ate!
3.Një hakmarrje e tillë do të ishte ligësia më e madhe dhe do të leçitej nga rrethi e do të denohej me Kanun!
4.E gjithë paria, burrat e kuvendit do të distancoheshin nga çdo veprim i ligë i shëmtuar e me pasoja andaj:
Ku jeni ju paria e jonë, ku jeni strukur?
Është tepër për tu shqetësuar nga gjuha,fjalori që përdoret nga një numër i madhë i bashkatdhetarve tanë në rrjetet sociale!
Është për tu turpëruar me fyerjet, ofendimet që perdorën në debate në televizionet tona! Në modë tashi kemi edhe një„kulturë të re“ të shprehjes e sidomos nga koha e hajvanave dhe hajvanatit!!! Mbrëmë në ditën e Pavarësisë, u festua dhe u shenua në katër anët e botës! Pavarësi që u fitua me mund e gjak, megjithate dikush gjeti kohë para publikut televizv pa fije turpi e quan tjetrin Gomarë, bile bile ai,e quan vetin intelektual e profesor i cili edukon apo helmon breza ,helmon rininë tonë!
Poashtu, mbrëmë ndodhi edhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë tonë.!
Dikush, që është edhe kandidat per legjislativin e ardhshëm të Republikës së Kosovës,dikush që është në listën e LVV dhe i dërguar nga Lista Guxo i gëzohet keqësimit të shëndetit të tjetrit!
Ky tjetri shpalli Pavarësinë e Kosovës në këtë ditë para 17 vitesh, ishte President i Kosovës,është në burg, është i sëmurë dhe ky far kandidati për deputet nuk kursehet por edhe gëzohet !
E di pësonalisht se çka është burgu,e di edhe ndjenjen kur brenda katër muresh je i vetëm dhe nuk ndihesh mirë!
E di dhe e marr me mend se si ndihen familja dhe të afërmit e të sëmurit?!
Po ju,paria e jonë si ndiheni?
Nga dy kryetarët e listës Guxo, nuk pres edhe diçka më mirë, më njerëzore e më të ndershme por JU…
Ju,Zonja Presidente,shikoni vetëm sot reagimet,sharjet, ofendimet, urrejtjet e perqarjet brenda një mase të ndarë e të hasmuar?
A nuk do ishte mirë të dilni të distancoheni e të reagoni kundër këti veprimi qyqarë nga një qyqar i mjerë!
Zoti Kryeministër,do të ishte e ndershme të reagoni e mos të lejoni përshkallzim qytetarë edhe pse kjo far „kulture“ po rritet sidomos pas hajvanatit tuaj?
Ti Kryeparlamentar,ti e di çka është burgu,ti e di që për njeriun e lidhur e të sëmurë nuk gëzohemi kurrë andaj,Kryetari i Kuvendit duhet ta mbrojë popullin e vet dhe të del me një reagim kundër këti gëzimi të poshtër e për ti dalë ndonjë të keqeje përballë! Pasiqë paria jonë po heshtë nuk me mbetet gjë tjetër përveq ti lutem njerëzisë! Populli im i dashur! Ju përgjërohem, mos lejoni kurrë që soji i këtyre tipave me ADN jo të pastër të na përfaqësoj në Parlamentin e Republikës së Kosovës!
18.02.2025
Dr.Salih Sefa




