7 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Filharmonia e Kosovës sjell mbrëmje tërësisht Brahmsiane në Prishtinë

Duhet ti lexosh

Filharmonia e Kosovës vazhdon sezonin e saj koncertal me koncertin e parë të muajit shkurt, duke ia kushtuar tërësisht programin njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj të romantizmit, Johannes Brahms.

Koncerti do të mbahet më 6 shkurt 2026, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Orkestra do të performojë nën drejtimin e dirigjentit Artun Hoinic, ndërsa mbrëmja pritet të ofrojë një përjetim të veçantë artistik për publikun dashamirës të muzikës klasike.

Programi përfshin Koncertin për violinë dhe violonçel të Brahms-it, vepër e njohur për dialogun e saj intim mes dy instrumenteve soliste dhe orkestrës. Në këtë koncert do të interpretojnë solistët Visar në violinë dhe Nil Kocamangil në violonçel, dy artistë të njohur për interpretimet e tyre virtuozë dhe të ndjeshme. Mbrëmja do të përmbyllet me Simfoninë nr. 2 të Brahms-it, një nga veprat më të dashura të repertorit romantik, e karakterizuar nga lirizmi, ngrohtësia melodike dhe pasuria harmonike. Me këtë koncert, Filharmonia e Kosovës konfirmon angazhimin e saj për të sjellë programe cilësore dhe për të kultivuar më tej jetën muzikore në vend, duke ofruar një mbrëmje ku mjeshtëria orkestrale dhe virtuoziteti i solistëve ndërthuren në shërbim të artit, transmeton rtk.

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme