3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Filantropi, njëherit Konsull Nderi i Shqipërisë në Hungari, Avni Hafuzi në përkrahje të afaristëve shqiptarë atje

Duhet ti lexosh

Filantropi që jeton e vepron në Budapest të Hungarisë e që njihet gjithandej ku ka shqiptarë, falë kontributit të tij kombëtar, humanitarë e kulturo-sportiv, ai po përkrah edhe biznesmenët shqiptarë që po punojnë e veprojnë në të gjithë Hungarinë. Kështu, që ditë më parë një bashkëkombas i yni ka hapur një biznes të ri dhe ai ka shkuar me miq tek ai për ta uruar dhe për ti treguar, se derën e ke hapur te Avni Hafuzi, te Avni Presheva.

Ja se çka thotë ndër të tjera z.Hafuzi për ate ditë:

„Sot kisha nderin të vizitoja lokalin e ri të sapo inauguruar në Nyergesújfalu ” Friss Pékség”

në pronësi të Shkëlqim Thaçit dhe të djemve të tij Fatjonit,Elvisit e Ervinit. Së bashku me Shkëlqim Mançellarin nuk mundëm ta fshehim gëzimin dhe krenarinë që ndjemë kur hymë në lokalin e tyre që shkëlqente nga pastërtia e rregulli dhe që gumëzhinte nga klientët e shumtë që blinin artikujt e freskët, të sapodalë nga furra!

Përveç llojeve të ndryshme të bukës, të picave dhe të ëmbëlsirave, ata po bëheshin gati edhe për tregtimin e akulloreve dhe të gyrosëve. Shkëlqim Thaçit dhe djemve të tij u urojmë një rrugëtim të suksesshëm në këtë biznes kaq të mirëpritur prej miqve hungarezë, të cilët nuk i kursejnë fjalët e mira, si për cilësinë e bukëve të shumëllojshme, por edhe për shërbimin cilësor që u jepet në këtë lokal! U priftë e mbara!“.

Edhe në këtë rast po shihe shpirt – bardhësia e z.Hafuzi.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit