7 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Filantropi dhe konsulli nderi Avni Hafuzi nderohet me çmim të veçantë në 40-vjetorin e Ditëve Doganore në Sopron

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Sopron, Hungari, 01 dhjetor – HelveticALforum ka mësuar se filantropi, veprimtari dhe bamirësi i njohur, njëherësh Konsull Nderi i Shqipërisë në Hungari, Avni Hafuzi, është nderuar me një mirënjohje të veçantë në kuadër të edicionit jubile të Ditëve të Tregtisë Doganore dhe Takimit të Biznesmenëve në Sopron, që këtë vit shënoi plot 40 vjet nga themelimi.

Konferenca, e mbajtur më 20–21 nëntor 2025 në Hotel Sopron, mblodhi personalitete të fushës së tatimeve, doganave, biznesit dhe institucioneve publike hungareze. Ngjarja u hap me fjalimin pëshëndetës të Dr. János Berényi, president i VJASZSZ, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin që Soproni ka pasur si qytet me traditë të hershme tregtare.

Përshëndetjet zyrtare u mbajtën nga:

  • Mihály Bók, këshilltar kryesor dhe sekretar i përgjithshëm themelues i VJASZSZ,
  • Farkas Ciprián, kryebashkiak i qytetit të Sopronit,
  • Dr. György Papp, president i Dhomës Kombëtare të Bujqësisë,
  • Vilmos Horváth, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Sopron.

Momenti kulmor i ceremonisë së hapjes ishte ndarja e çmimeve për personalitetet dhe profesionistët që kanë dhënë kontribut të veçantë në mbështetjen e ngjarjes dhe forcimin e reputacionit të Sopronit si qendër e rëndësishme doganore.

Në këtë kuadër, Çertifikata e Kryetarit të Bashkisë iu dorëzua Avni Hafuzit, pronar i Agjensionit Doganor A&M dhe shef i Divizionit Ballkanik në shoqatën VJASZSZ.

Kryebashkiaku Dr. Farkas Ciprián u shpreh se ky vlerësim i dedikohet kontributit të pandërprerë profesional, bashkëpunimit rajonal dhe përfaqësimit dinjitoz të komunitetit të biznesit.

Ky nderim është edhe një dëshmi e rolit të rëndësishëm që Hafuzi ka si urë lidhëse mes Hungarisë, Ballkanit dhe komunitetit shqiptar, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes vendeve.

Ngjarja e këtij viti jo vetëm shënoi një jubile të rëndësishëm, por edhe vlerësoi personalitetet që kontribuojnë me përkushtim dhe profesionalizëm në zhvillimin e sektorit doganor dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit