3.6 C
Zurich
Saturday, December 6, 2025
spot_img
spot_img

Filantropi dhe Konsulli i Nderit, Avni Hafuzi, nderohet me një mirënjohje nga Shoqata “Roja e Kohës” në Podujevë

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Podujevë, 5 dhjetor 2025 – Filantropi dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, Avni Hafuzi, është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Shoqata “Roja e Kohës” në Podujevë, në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit. Përmes një mesazhi mirënjohjeje, Hafuzi ka shprehur falënderimet më të thella për këtë vlerësim, duke theksuar se ndarja e këtij çmimi nga shoqëria civile ka për të një rëndësi të veçantë.

Për shkak të pamundësisë për të qenë i pranishëm, mirënjohjen në emër të tij e ka pranuar miku i tij i afërt, Bekim Llapashtica, të cilin Hafuzi e falënderoi nga zemra për përfaqësimin e denjë dhe komunikimin e pandalur gjatë manifestimit.

“Mirënjohja juaj më gëzoi pa masë”

Në mesazhin e tij drejtuar kryetarit të shoqatës, Shaip Tërrnava, kryesisë dhe anëtarësisë, Hafuzi shprehu ndjenjën e thellë të nderimit:

“Rradhitja ime pranë familjeve emblematike të kombit, të cilat i falën atdheut më të dashurit e tyre, është një nder që nuk do ta harroj kurrë.”

Ai vuri në dukje se mirënjohjet e mëparshme nga Presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi dhe Ilir Meta, si dhe ato nga shteti mik hungarez, janë vlera të mëdha në rrugëtimin e tij kombëtar – por çmimi i dhënë nga Shoqata “Roja e Kohës” mbart një emocion të veçantë, sepse vjen nga njerëz të urtë, patriotë dhe të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.

Vlerësim për aktivistët dhe trashëgimtarët e idealeve kombëtare

Avni Hafuzi shprehu mirënjohje të veçantë për figurat e angazhuara të shoqatës:

  • Shaip Tërrnava
  • Avdullah Rama
  • Nexhat Llumnica
  • Si dhe gjithë anëtarët e shoqatës që kultivojnë vlerat e shenjta kombëtare

Ai vlerësoi lart edhe medaljen e artë të sjellë nga sportisti i mirënjohur Anton Cena, të cilën e quajti shembull motivues për punën e shoqatës në dobi të kombit.

“Do të vazhdoj pa u ndalur misionin tim kombëtar”

Hafuzi ritheksoi se misioni i tij për të mirën e kombit shqiptar do të vazhdojë me përkushtim të pandalshëm:

“Vetëm të bashkuar jemi më të fortë. Dashuria dhe mirësia për njëri-tjetrin na afrojnë më shumë me kombet e përparuara dhe me integrimet euro-atlantike.”

Ai përmbylli mesazhin e tij duke përkujtuar figurat historike dhe shpirtërore të kombit – nga Nënë Tereza e deri te Skënderbeu – si frymëzim për punë dhe unitet.

Në fund, ai dërgoi një falënderim të posaçëm për mikun e tij, Mustafa Shabani, duke shpresuar që t’i bashkohet në ngjarje dhe festa të tjera në të ardhmen, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme