1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

FHPBM– Zvicër mbajti Kuvendin e 11-të Zgjedhor në Wetzikon

Duhet ti lexosh

Wetzikon, 11 maj 2025 – Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Zvicër zhvilloi sot Kuvendin e 11-të zgjedhor, duke bërë një bilanc të punës trevjeçare dhe duke zgjedhur organet e reja drejtuese.

Kryesia e Fondit paraqiti një pasqyrë të detajuar të aktiviteteve të realizuara, duke i prezantuar ato në mënyrë kronologjike, si dhe raportin financiar të përpiluar në mënyrë profesionale dhe transparente.

Kuvendi u nderua me praninë e z. Vigan Berisha, konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich, i cili vlerësoi lart kontributin e Fondit në mbështetje të popullatës së Luginës së Preshevës dhe theksoi rëndësinë e rolit të diasporës.

I pranishëm ishte edhe z. Xhelal Memeti, ish-kryetar i Fondit, anëtar nderi dhe kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili shprehu vlerësimin e tij për punën e palodhur dhe të organizuar të kryesisë së Fondit Humanitar.

Nga dega e Fondit në Austri morën pjesë përfaqësuesit z. Dul Krasniqi dhe z. Agron Lugina, të cilët dhanë kontributin e tyre në diskutime dhe ndanë përvoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Në përfundim të procesit zgjedhor, Kuvendi rizgjodhi organet drejtuese të Fondit:

  • Adnan Imeri – Kryetar
  • Skender Destani – Sekretar
  • Faton Cerimi – Arkëtar
  • Skender Memishi – Zëvendëskryetar
  • Dul Krasniqi – Nënkryetar
  • Ahmet Bektashi – Nënkryetar
  • Avdi Osmani – Anëtar
  • Muzafer Ibrahimi – Anëtar
  • Bujar Ismaili – Anëtar
  • Mehmet Jonuzi – Anëtar
  • Agon Latifi – Anëtar

Fondi Humanitar falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë Kuvend për kontributin e tyre të çmuar.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit