3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

FC Suhareka me kryetar të ri

Duhet ti lexosh

Pas një suksesi të madh që ka treguar FC Suhareka dhe është në drejtim të sukseseve të tjera, z.Rrustem Aliaj, një atdhetar, bëmirës e afarist i suksesshëm e tash ish kryetar i klubit, që jeton e vepron në Zvicër ditë më parë është larguar nga drejtimi i FC Suhareka, por ai me shpirt do të jetë përsëri dhe ka hapur portat për personalitete të tjera që të vazhdohet me suksese. Z.Aliaj njihet si i fjalës, punës me shumë përkushtim dhe i besës, po i jep hapësirë të tjerëve që të tregojnë aftësitë e tyre drejtuese.

Ai përmes disa fjalëve që i ka shpërndarë në rrjetet sociale ndër të tjera shkruan:

“Të dashur simpatizues dhe dashamirë të FC Suhareka,

Urime të përzemërta Fadil Bytyqit për zgjedhjen Kryetar i ri i klubit. Jam i bindur se me përkushtimin dhe vizionin e tij si dhe ndihmën e anëtarëve të tjerë, FC Suhareka do të vazhdojë të ecë përpara drejt sukseseve të reja.

Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët pa dallim për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm që kishin ndaj meje dhe FC Suhareka!

Me respekt,

Rrustem Aliaj

#fcsuhareka“.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit