9.9 C
Zurich
Sunday, February 22, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

FC Barcelona rikthehet në krye, triumfon bindshëm ndaj Levante UD

FC Barcelona është rikthyer në vendin e parë në La Liga pas një fitoreje të pastër 3:0 ndaj Levante UD në shtëpi, duke reaguar fuqishëm pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kishte nevojë për një përgjigje pas disfatave ndaj Atletico Madrid dhe Girona FC, dhe e gjeti menjëherë ritmin në këtë përballje.

Takimi nisi me një rast të rrezikshëm për mysafirët që në sekondat e para, por portieri Joan Garcia u tregua i vëmendshëm. Më pas, katalunasit morën kontrollin e lojës dhe zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me anë të Marc Bernal, i cili shfrytëzoi asistimin e Eric Garcias, duke realizuar golin e tij të dytë në tri ndeshje.

Presioni vendas vazhdoi dhe goli i dytë nuk vonoi. Joao Cancelo shërbeu për Frenkie de Jong, i cili realizoi me volej nga afërsia, duke shënuar golin e tij të parë që nga janari i vitit 2025.

Në pjesën e dytë, Barcelona nuk e uli ritmin. Goli i tretë erdhi në minutën e 81-të, kur Fermin Lopez lëshoi një goditje të fuqishme nga rreth 20 metra, me topin që përfundoi në rrjetë pasi preku shtyllën.

Kësisoj, Barcelona regjistroi fitoren e dymbëdhjetë në po aq ndeshje në shtëpi këtë sezon në La Liga dhe ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Real Madrid CF, që të shtunën u mposht nga CA Osasuna. Ndërkohë, Levante mbetet në vendin e nëntëmbëdhjetë, duke thelluar krizën me humbjen e katërt radhazi në kampionat, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB